Analisti, Valon Syla ka vlerësuar se vendi ndodhet para një kolapsi dhe për këtë arsye, sipas tij, Vetëvendosja duhet të largohet nga pushteti.
“Mendoj që VV është nën 40 deputetë në zgjedhjet e ardhshme, unë mendoj që është shumë më poshtë…”, tha fillimisht Syla.
Ai shtoi se formula e qeverisë së re duhet të përfshijë PDK-në, LDK-në dhe pakicat që e zgjedhin kryeministrin dhe presidentin, duke e konsideruar këtë si zgjidhjen për qeverinë e ardhshme.
Syla u shpreh se qeveria e re duhet të formohet “me egjiptianë, me turq, me boshnjakë, me shqiptarë, me prishtinali e drenicakë, krejt kemi mi bo bashkë dhe me hjekë këtë budallak… Jemi para një kolapsi shtetëror”, duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit të të gjithë komuniteteve për stabilitetin e vendit.










