Valon Syla ‘godet’ Abdixhikun: Je parti e tretë, ty të shpëton Vjosa Osmani

Gazetari Valon Syla ka lëshuar kritika të ashpra ndaj liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe qëndrimit të opozitës karshi koalicioneve të mundshme paszgjedhore.

Syla u shpreh se ekziston një frikë e madhe brenda taborit opozitar për një bashkëpunim të mundshëm mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Sylës, nëse opozita nuk e deklaron prerazi se nuk do të bëjë koalicion me Albin Kurtin, atëherë mbajtja e zgjedhjeve e humb kuptimin.

“Abdixhiku po del e po thotë: erdhi pranvera, çeli lulja… Kadalë, se ti i ke humbur zgjedhjet disa herë dhe je parti e tretë. Ty të shpëton Vjosa Osmani. Ka shpëtuar që është Albin Kurti e po kursehet nga kritikat”, deklaroi Syla në emisionin “Pressing”,

Ai gjithashtu bëri thirrje që shoqëria civile dhe mediat të rrisin presionin mbi partitë opozitare për të qartësuar pozicionet e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit