Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj princit Valentino Corleones, i njohur si Vali Corleone, në procesin penal që ndaj tij është zhvilluar për veprën penale që lidhet me narkotikët.
Vali Corleone dënohet me 1 vit e 4 mijë euro gjobë, me kusht.
Vendimi është shpallur pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe pasi palët kishin dhënë fjalën përfundimtare.
Në seancën e fundit, prokuroria kishte kërkuar që Corleone të dënohej për veprën për të cilën akuzohej, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga akuza.








