Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se nuk ia ka falur presidentes Vjosa Osmani shkarkimin nga posti i kryetares së KQZ-së.
Daka ka thënë se shkarkimi i saj ka qenë një vendim politik dhe, sipas saj, është marrë për arsye të egos personale të Osmanit.