Qeqa Krelani, analiste e njohur e sportit të Kosovës, nuk përmbahet dot duke kritikuar ashpër Edon Zhegrovën e Juventusit dhe Amir Rrahmanin e Napolit.
Cila është arsyeja që vajza e Kosovës Qeqa Krelani ka sulmuar këta dy futbollistë të kombëtares së Kosovës, dy yje të futbollit botëror?
Pse Qeqa i kritikon?
Ja çfarë shkruan në profilin e saj në facebook!
“Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova nuk e meritojnë fanellën e Kosovës.
Kapiteni që miqësoret i sheh në televizor, e vjen veç kur kualifikimet ia përgatisin shokët në pjatë.
“Messi” i Kosovës?
Del në liste e tërhiqet dy herë rresht.
Njëherë “me u bo gati për Juventusin”, tash “arsye personale”.
Po a ka ma personale se Përfaqësuesja?
Kosova vazhdon me u përdorë si Netflix që e ndez kur ke kohe. Vazhdon me u përdorë si taxi që e thirr veç kur te duhet.
Edhe ma e keqja? Hajrin kurr s’ua kemi pa.
Me ta në fushë na barazonte Andorra edhe na jepte gol futbollisti i Ligës së 3 në Spanjë.
Na mposhte Bjellorusia që kishte 5 ndeshje pa fitore.
Ndërsa pa ta, Kosova preku finalen e “Play-Off”-it për Kampionat Botëror dhe për pak u kualifikua në botëror.
Edon Zhegrova: 46 ndeshje me Kosovën veç 5 gola. Një në miqësore kundër Madagascarit e Shqipërisë. Tri në ndeshje zyrtare kundër Qipros, Andorrës dhe Lituanisë.
Amir Rrahmani nuk ka ardhe për kualifikimet me të rëndësishme që iu ka nevojit Kosovës.
Kosova luante ndeshje jetike për kualifikime, kapiteni ishte busy…
Ka lojtare që nuk e kanë talentin e Rrahmanit e Zhegrovës, por kanë diçka më të madhe se ata:
Respektin edhe zemrën e flakt për fanellën.
Qe pse Valon Berisha e ka gjithmonë derën hapur te Kosova.
Sepse edhe kur lëndohet me klub, ai vjen te stërvitet me Përfaqësuesen.
Nuk ruhet.
Nuk zhduket.
Nuk i ik obligimit”, ka kritikuar Krelani mes të tjera në profilin e saj në facebook.









