Lediana, vajza e këngëtares Fjolla Morina, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë për festat e fundvitit.
Në një set fotografik në Instagram, ajo shfaqet krah partnerit të saj, të veshur me pizhama të kuqe me katrorë, tipike për Krishtlindjet, ndërsa partneri e puth në faqe.
Përkrah fotos, Lediana shkroi: “My peace”.
Foto tregon se pavarësisht vëmendjes së madhe për nënën e saj në “Big Brother VIP Kosova”, Lediana po gjen kohë për jetën private dhe për dashurinë e saj.








