“Ushtria kineze përdori një lazer për të shënjestruar një avion gjerman si pjesë e operacionit të BE-së Aspides.
Rrezikimi i personelit gjerman dhe ndërprerja e operacionit janë absolutisht të papranueshme.
Ambasadori kinez u thirr sot në Ministrinë e Jashtme”, thuhej në një mesazh të botuar në profilin X të Ministrisë së Jashtme gjermane.
Një fregatë e Marinës Kineze ka nisur një sulm me lazer ndaj një avioni gjerman të Bundeswehr-it në brigjet e Jemenit. Sipas të përjavshmes gjermane “Der Spiegel”, anija drejtoi një rreze lazeri drejt një avioni gjerman të zbulimit të marrë me qira si pjesë e misionit të BE-së Aspides dhe me bazë në Xhibuti.
Thuhet se avioni i është afruar fregatës kineze dhe, në kundërshtim me praktikën e zakonshme, ekuipazhi nuk e raportoi incidentin paraprakisht nëpërmjet një frekuence emergjence.
Sipas një zëdhënësi të Bundeswehr-it, “shkalla e dëmit nuk është ende e qartë dhe hetimi është ende duke vazhduar”.






