spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ushtria izraelite qëllon… gjatë vizitës së diplomatëve

Ushtria izraelite hapi zjarr në ajër, në zonën ku një grup diplomatësh ndërkombëtarë po zhvillonin një inspektim në terren pranë një kampi refugjatësh në Jenin të Bregut Perëndimor.

ANSA shkruan se zjarri ka qenë paralajmërues, ndërsa në pamjet e shpërndara nga Ministria e Jashtme palestineze diplomatët siç duket, largohen në panik pas të shtënave.

Delegacioni diplomatik ishte I përbërë nga 25 ambasadorë e diplomatë europianë, arab, kinez e japonezë të cilët po vëzhgonin nga afër situatën humanitare në kamp. Italia thirri menjëherë ambasadorin izraelit në vendin e saj, ndërsa zëvendëskryeministri Antonio Tajani e cilësoi ngjarjen një kërcënim të papranueshëm.

Ushtria izraelite kërkoi ndjesë për ngjarjen dhe u shpreh e keqardhur për ç’kishte ndodhur, duke njoftuar se do ta hetojë atë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit