spot_img
spot_img
Monday, March 2, 2026
spot_img
spot_img

Ushtria izraelite nxjerr fotot: Kemi eliminuar të gjithë kupolën udhëheqëse të Iranit

Ushtria izraelite njoftoi të dielën në mbrëmje se ka eliminuar të gjithë ekipin drejtues të Iranit, si dhe aleatët e tij të ngushtë në rajon, me në krye Ayatollah Ali Khamenein. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për 14 persona, fotografitë dhe pozicionet e të cilëve u publikuan nga autoritetet izraelite.

Në deklaratë thuhet se, pas vrasjes së liderit suprem iranian, forcat ajrore izraelite, “nën drejtimin e saktë të Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme”, goditën objektiva në Teheran, duke e cilësuar operacionin si kulmin e një përpjekjeje të vazhdueshme për të eliminuar udhëheqjen e lartë të asaj që Izraeli e quan “boshti iranian i terrorit” në Lindjen e Mesme.

Sipas ushtrisë izraelite, mes të vrarëve përfshihen:

-Ali Khamenei, lider suprem i Iranit

-Hassan Nasrallah, lider i Hezbollahut

-Yahya Sinwar, lider i Hamasit

-Muhammad Deif, komandant i krahut ushtarak të Hamasit

-Muhammad al-Ghamari, shef i shtabit të Houthive

-Ali Rashid, komandant i selisë Khatam al-Anbiya

-Mohammad Hossein Bagheri, shef i shtabit të forcave të armatosura iraniane

-Hossein Salami, komandant i Gardës Revolucionare si dhe disa komandantë të tjerë të lartë të strukturave të sigurisë iraniane dhe aleate.

Ushtria izraelite deklaroi se këta zyrtarë “kanë punuar për dekada për të shkatërruar shtetin e Izraelit” dhe i akuzoi për përfshirje në sulmin e 7 tetorit dhe në plane të tjera kundër Izraelit dhe rajonit.

Sipas njoftimit, operacionet u kryen mbi bazën e “inteligjencës së saktë” dhe përfshinë një seri goditjesh të synuara që nga fillimi i luftës, përfshirë operacione të quajtura “Am Kalvi” dhe “Northern Arrows”.

Izraeli e cilësoi eliminimin e figurave të larta si një “goditje të rëndësishme” ndaj Iranit dhe aleatëve të tij, duke shtuar se do të vazhdojë të godasë çdo element që, sipas tij, përbën kërcënim për sigurinë e shtetit izraelit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit