spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Ushtarja e UÇK-së që u bë komisionere e FSK-së, rruga e lavdishme e Remzie Zeqirajt

Ishte pjesë e saj dhe dekada më vonë, po përkujdeset që të ruhet e mos t’i njolloset trashëgimia.

Remzie Zeqiraj është komisionerja parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pozita e saj, jashtëzakonisht e rëndësishme, e rregulluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, i jep asaj përgjegjësi të shumta.

Tani është e sistemuar në objektin e Kuvendit të Kosovës, por puna e saj, sikur në pjesën më të madhe të jetës së saj, lidhet me ushtrinë e vendit tonë. 

Remzie Zeqiraj – Komisionere e FSK-së tha se “Komisioneri parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës e ka për obligim ligjor që të trajtoj cështje që ngritën në opinion qoftë nga mediat ose grupe të ndryshme të shoqërisë civile dhe mision kryesor pothuajse e ka pranimin e ankesave eventuale të pjestarëve të FSK-së duke e konsideruar këtë që pjestarët e FSK-së kanë të drejtë secili të kontaktoj direkt Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.”

Rruga deri te pozita e komisioneres, për Zeqirajn, vjen bashkë me një histori të lavdishme të saj.

Ajo i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998 dhe kishte shwrbyer nw rajonin e Istogut.

Edhe ishte plagosur në një prej betejave, por kjo nuk e kishte zmbrapsur: përkundrazi, i kishte dhënë shtytje më të madhe. 

Remzie Zeqiraj – Komisionere e FSK-së shtoi se“akti i plagosjës për mua personalisht po flas nuk ka qenë dicka që e kam konsideruar që më ka dëmtu. Unë psova por jo që u dëmtova. Unë isha e lumtur edhe me plagën, më pëlqente plaga”

Remzie Zeqiraj pas angazhimit në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, ishte më vonë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe u pensionua si një prej eprorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në vitin 2022.

Ajo e quan fat që sot ka mbërritur në pozitën që të kujdeset për të drejtat dhe liritë e personelit të ushtrisë së vendit.

Megjithëse, shumë kush mund të mos pajtohet se bëhet fjalë vetëm për fatin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit