Ushtari i FSK-së dyshohet se u plagos nga kolegu në Prishtinë

Një person është plagosur nga arma e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Sharban të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, ka theksuar se rasti nga ndodhur rreth orës 14:30.

Sipas Pllanës, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person”, ka thënë Pllana.

Burimet kanë bërë të ditur se i plagosuri është 22-vjeçar dhe ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa pjesë e ushtrisë është edhe personi që ka shtënë me armë zjarri.

Të dy, gjithmonë sipas burimeve të televizionit, kanë qenë jashtë orarit të punës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit