Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes së 58 të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai në rrjetet sociale krahas urimit ka postuar edhe një fotografi me Thaçin.
“Të urova para një viti me bindjen se një vit më vonë do të jeni të lirë, e sot po shpresoj se jeni në prag të fitores së fundit për liri”, ka shkruar Haradinaj.









