spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Uran Ismaili pas dorëheqjes së Memli Krasniqit: Shumë krenar me ty, vazhdojmë bashkë drejt fitoreve të reja

Uran Ismaili ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka shprehur mirënjohje dhe krenari për punën e Krasniqit gjatë udhëheqjes së partisë.

“Me Memlin e kam bërë çdo hap në politikë, tash e dy dekada. Jam shumë krenar për punën e tij, por edhe për dashninë e madhe që gjithmonë ia ka dhënë PDK-së”, ka shkruar Ismaili.

Postimi:

Me Memlin e kam bërë çdo hap në politikë, tash e dy dekada. Jam shumë krenar për punën e tij, por edhe për dashninë e madhe që gjithmonë ia ka dhënë PDK-së.

Memli ka hapur rrugën për një brez të tërë aktivistësh që e kanë nisur punën me të dhe pas tij.

Pas një pune të madhe e të ndershme, sot Memli me bindje të plotë dhe me dinjitet të jashtëzakonshëm dha dorëheqje për të krijuar një momentum të ri për PDK-në dhe Kosovën. Për Memlin, PDK ka qenë gjithmonë e para – përtej çdo kalkulimi personal.

Memli, të jam thellësisht mirënjohës për gjithë punën, dashninë dhe angazhimin që ke dhënë për PDK-në dhe për Kosovën.

Sot, PDK është më lartë dhe me rezultate më të mira se kur ke marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr.

Shumë krenar me ty. Vazhdojmë bashkë drejt fitoreve të reja!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit