Uran Ismaili: Albin Kurti nuk e njeh Drenicën, ish-ushtarët e UÇK-së i kanë pritur policët e njesisë speciale në mënyrën më të mirë

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet, Uran Ismaili, ka komentuar zhvillimet e fundit në Skenderaj dhe praninë e Njësisë Speciale, duke e cilësuar të gjithë situatën si operacion politik nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Ismailit, dërgimi i forcave speciale në Skenderaj nuk ka qenë në përputhje me situatën në terren, pasi bëhej fjalë vetëm për një incident të izoluar.

“Me u përdor njësia speciale, me u dërgu në Skenderaj, me e rrethu Skenderajn deri në orën 2 të natës, është pikërisht tendencë e një sistemi autoritar, sepse aty nuk ka pasur dhunë të vazhdueshme. Ka pasur një incident”, deklaroi Ismaili.

Ai tha se, sipas bindjes së tij, gjithë zhvillimi kishte prapavijë politike.

“Për mua ka qenë 100 për qind operacion politik”, u shpreh ai.

Ismaili akuzoi Kurtin se nuk e njeh Drenicën dhe qytetarët e Skenderajt.

“Zoti Kurti nuk e njeh Drenicën, nuk e njeh Skenderajn”, tha ai.

Sipas Ismailit, shumë nga qytetarët që dolën atë natë kishin respektuar Policinë e Kosovës dhe nuk kishin dalë kundër shtetit.

“Kur e kanë parë Policinë e Kosovës, i kanë pritur me ujë dhe i kanë pritur si është më së miri, sepse ata nuk kanë dalë kundër shtetit të Kosovës”, deklaroi Ismaili.

Ai shtoi se është tentuar të krijohet perceptimi se në Drenicë po sfidohet shteti, gjë që sipas tij nuk është e vërtetë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit