Ura mbi lumin Bunë, projekt i propozuar si simbol bashkëpunimi strategjik ndërkufitar mes Shqipërës dhe Malit të Zi, ka mbetur në letër. Premtuar si nyje lidhëse midis Ulqinit dhe Shkodrës, ura nuk figuron në dokumente planifikimi, as në Tiranë e as në Podgoricë. Pavarësisht deklarimeve politike dhe projekteve të hershme të bashkëpunimit, nuk ekziston asnjë analizë e ndikimit mjedisor, dokument teknik apo kalendar investimesh.
Ky projekt, që mund të kishte transformuar qarkullimin turistik, tregtar dhe social midis dy vendeve, ka mbetur i paadresuar. Ekspertët në fushën e zhvillimit rajonal paralajmërojnë se mosrealizimi i urës pengon potencialin e rajonit të Bunës, sidomos lidhur me zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe infrastrukturës së integruar ndërkufitare.
Projekti i urës mbi Bunë është ilustrim i mungesës së koordinimit ndërministror dhe ndërshtetëror. Si Shqipëria, ashtu edhe Mali i Zi, kanë përparuar me projekte individuale të zhvillimit (resorte, aeroporte, hidrocentrale), por pa koncept të përbashkët ekologjik apo ekonomik.

Plazhi i madh(Velika Plaža) në Ulqin
Shembulli më i fundit është Plani Hapësinor i Malit të Zi 2040, ku projekte me ndikim të madh ekologjik si strehimi masiv në Velje Brdo, aeroporti në Štoj apo investimet në Velika Plaža, miratohen pa raport strategjik mjedisor. Ndërsa ura mbi Bunë, projekt me potencial të ulët ndikimi mjedisor dhe efekt të madh social, nuk përzihet fare në plan.
Ky projekt nuk është thjesht ndërtim infrastrukture, por një test i vullnetit politik dhe vizionit strategjik për Ballkanin e Bashkuar në vepra konkrete.

Velipoja /

Ishulli i Adës, i krijuar nga dy derdhjet e lumit Buna









