spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

“Unë nuk jam shqiptar, jam mysliman”, Latifi i bindur se hoxha nga Sanxhaku është UDB-ash

Analisti Blerim Latifi, ka reaguar pasi një hoxhë nga Sanxhaku ka mbajtur një tubim në Luginën e Preshevës. Aty hoxha dha deklarata të rrezikshme, duke i thënë të pranishmëve se nuk janë shqiptarë, por janë mysliman.

Latifi, pas kësaj u shpreh i bindur se hoxha është UDB’ash.

Në një postim në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë po ringjallet bashkëpunimi i hoxhallarëve me organet e shtetit serb.

“Nuk është viti 1912. As viti 1930. As viti 1945. Është viti 2024.Në mes të Preshëves, në një sallë të mbushur plot, një hoxhë çohet dhe u thotë të pranishmëve: Ne nuk jemi shqiptarë, ne jemi muslimanë! Qe qysh ringjallet mekanizmi i moçëm, mekanizmi i cili përmes bashkëpunimit të hoxhallarëve me organet e shtetit serb, i pat asimilu në boshnjakë krejt shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit dhe një pjesë të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Sot i njëjti mekanizëm është aktivizu për ta deshqiptarizu komplet Luginën e Preshevës. Shqiptarët e njohin mirë hunin e UDB’s, por fare pak inxhinieringun e saj kulturor”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit