spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

“Unë ka me të vra” – Nis seanca ndaj Blerim Avdiut që kërcënoi me jetë ministrin Faton Peci

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Blerim Avdiut, i cili po akuzohet për kanosje ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Avdiu dyshohet se më 2 mars 2025, përmes rrjetit social Facebook, i ka dërguar Pecit mesazhe kërcënuese, duke përdorur fjalor fyes dhe gjuhë kërcënuese.

“Kryekriminel, ti q** edhe ata të vdekurit, unë kam me të vra, jo tjetër kush… gjallë ti, gjallë unë, nuk kemi me jetu. Ta dish edhe vorrin e nanës. Mos harro, me 28 maj jam në kufi veç me ardh me të v** ty kam me ardh, dije mirë.”**”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Këto fjalë, sipas Prokurorisë, përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e ministrit Peci, duke shfaqur qartë qëllimin e të pandehurit për të frikësuar viktimën.

Aktakuza e ngarkon Blerim Avdiun me veprën penale “kanosje”, e cila parashihet dhe ndëshkohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit