Në Prishtinë, Fakulteti i Edukimit vazhdon të jetë qendra e vetme e votimit me kusht, qendër kjo që në mëngjes ka pasur disa telashe.
Kjo qendër nuk është hapur me kohë, teksa një e moshuar, Nyzaqete Kusari, përkundër që është banore e kryeqytetit nuk ka pasur mundësi të votojë pasi s’e ka gjetur emrin e saj në listë.
Ajo është shprehur e zhgënjyer me këtë fakt, pasi tha se që nga Kosova e pasluftës nuk i ka ndodhur një situatë e tillë.
“Unë gjallë jam. Unë kam votuar gjithmonë në lagje. Këtu thanë që s’e kam emrin, nuk mund të votosh. As në lagje nuk e kisha emrin në listën e votuesve. Përfundimisht po mbes pa votuar. Jam zhgënjyer. Kurrë deri më tani nuk më ka ndodhur që të mos arrij të votojë”, tha ajo.









