spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

‘Unaza e Çeliktë’ e Policisë aktivizohet pas plagosjes së katër personave në Prishtinë

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Siç mësohet si pasojë e të shtënave dyshohet se katër persona janë plagosur. Njëri nga ta raportohet se është në gjendje më të rëndë.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.

Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por te njëjtit kanë arritur të ikin.

Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit