“Ulu…” – Naim Murseli kërkon të ndërhyjë, gjykatësja s’e lejon

Gjatë seancës për vrasjen e Liridona Ademajt, është regjistruar një moment tensioni teksa Naim Murseli ka tentuar të ndërpresë fjalën e prokurorisë.


“Për një deklaratë që e tha prokurorja më herët…”, dëgjohet të thotë Murseli në tentativë për të kundërshtuar akuzat.

Megjithatë, reagimi i kryetares së trupit gjykues ka qenë i menjëhershëm.

“Ulu Naim…”, i është drejtuar prerë gjykatësja, duke mos e lejuar të vazhdojë tutje.

Ky moment erdhi pas kërkesës së Prokurorisë që Murseli dhe dy të akuzuarit e tjerë të dënohen me burgim të përjetshëm.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, ka njoftuar se më 21 prill, në ora 13:30, do të bëhet shpallja e aktgjykimit.


Ndërkaq, sot të tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale për të cilat po akuzohen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit