spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Ulqini i harruar: Turistët, pushime në një kaos ballkanik, Mohamed Alabar ‘çan ferrën’

Në qershor, ndërsa shumica e qyteteve bregdetare janë duke mirëpritur turistët, Ulqini ende përpiqet të ngrejë qepenët. Ish-kryetari i Komunës së Ulqinit dhe kreu lokal i Lëvizjes Qytetare URA, Omer Bajraktari, deklaron prerazi: “Nuk ka qenë kurrë më keq që nga pavarësia e Malit të Zi”.

Sipas tij, infrastruktura komunale dhe ajo rrugore janë të papërgatitura, ndërsa përgatitjet për sezonin veror kanë dështuar pothuaj në çdo drejtim. Ai fajëson si qeverinë lokale, ashtu edhe atë qendrore, duke theksuar se mungesa e investimeve, abuzimi me administratën dhe politizimi kanë lënë Ulqinin në një gjendje të përçudnuar.

“Gjithçka është lënë në dorë të kujtimeve të vjetra të turistëve; nuk ka plan, nuk ka organizim. Situata me Mohamed Alabar nuk mund të jetë justifikim”, thekson Bajraktari.

Skandali me plazhet dhe largimi i Alabar

Kompania e miliarderit Alabar, e cila kishte fituar të drejtën për menaxhimin e 9 plazheve përmes tenderit, ka njoftuar dorëheqjen nga 7 prej tyre. Tani, ato pritet të kalojnë sërish te koncesionarët e mëparshëm, por me garanci bankare që fillimisht ishin marrë përsipër nga Alabar. Situata ka lënë shumë plazhe pa kontrata të qarta, pa pajisje, pa higjienë minimale.

Ulqini pa vizion turistik; qyteti në mëshirë të fatit

Gani Resulbegoviq, pronar i hotelit “Palata Venecia”, kritikon ashpër autoritetet:

“Rrugë të shkatërruara, mungesë fuqie punëtore, mungesë fluturimesh, dhe një turizëm që po shembet vetë – ndërkohë që Ulqini ka të gjitha kushtet për të qenë lider kombëtar dhe rajonal”.

Ai shton se asnjë aktivitet promovues serioz nuk është zhvilluar nga Komuna, dhe se edhe zona e vjetër e qytetit, me potencial të madh kulturor, mbetet e pazhvilluar për shkak të mungesës së qasjes dhe investimeve.

Edhe hotelet më moderne si “Olea”, që punësojnë dhjetëra vendas dhe paguajnë taksa rregullisht, ankohen për mungesën e kanalizimeve funksionale, ujësjellës të dëmtuar dhe tarifa të larta për shërbime që nuk ofrohen.

“Uji nuk ka presion, kanalizimi është i papërfunduar, dhe nuk kemi as kontejner për mbeturina, ndërkohë që na ngarkojnë me tarifa të majme”, shkruan drejtori ekzekutiv i hotelit Olea, Jovica Franeta.

Autoritetet lokale justifikohen: “Kemi aktivitete…”

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Ćazim Hodžić, thotë se janë organizuar evente si “Maj Fest”, koncertet e Era Istrefi dhe Amadeus Band, dhe se janë pritur operatorë turistikë nga Belgjika, Gjermania dhe Kosova. Megjithatë, pranon që nuk ka pasur takime të rregullta me operatorët turistikë dhe se është planifikuar një takim përpara fillimit të sezonit për koordinim të aktiviteteve.

Ulqini, qyteti me potencialin më të madh turistik në Mal të Zi, po përballet me kolaps institucional dhe neglizhencë të qëllimshme. Në një zonë me shumicë shqiptare, mungesa e investimeve dhe largimi i partnerëve strategjikë si Alabar rrezikojnë ta kthejnë qytetin në një destinacion të dështuar sezonal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit