spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Ukraina sulmon me dronë fabrika të avionëve dhe raketave në Rusi

Ukraina njoftoi të premten se dronët e saj kanë goditur dy fabrika kyçe në rajonin e Moskës dhe atë të Tulës, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre të mëdha.

Sipas ushtrisë ukrainase, fabrika e aviacionit në Lukhovitsi, rreth 135 km në juglindje të Moskës, prodhonte avionë luftarakë MiG, ndërsa Byroja e Projektimit të Instrumenteve në Tulë ishte e specializuar në prodhimin e raketave kundërajrore dhe sistemeve raketë-armë.

“Forcat e mbrojtjes po vazhdojnë t’i marrin të gjitha masat për ta minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik të pushtuesve rusë dhe për ta detyruar Rusinë ta ndalë agresionin e saj të armatosur kundër Ukrainës,” tha ushtria ukrainase në Telegram.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë raportoi se gjatë natës janë rrëzuar 155 dronë ukrainas, përfshirë 11 që synonin Moskën. Guvernatori i rajonit të Tulës, Dmitry Milyaev, konfirmoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri nga sulmi.

Luftimet midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë për gati tri vjet e gjysmë, duke përfshirë edhe sulme ajrore ndaj objektivave larg vijës së frontit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit