spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Ukraina s’e nënshkruan marrëveshjen për mineralet pa garanci sigurie, thotë kryeministri ukrainas

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka deklaruar se Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet me SHBA-në pa garanci sigurie.

Shmyhal ka thënë se për një “version faktikisht përfundimtar” i marrëveshjes së mineraleve është rënë dakord gjatë dy javësh negociata intensive me SHBA-në, raporton BBC.

Duke folur për TV ukrainas, Shmyhal ka thënë se marrëveshja paraprake parashikon që një “fond investimi” do të krijohet për rindërtimin e Ukrainës.

Kievi dhe Uashingtoni do të menaxhojnë fondin me “kushte të barabarta”, ka shtuar ai, duke theksuar se SHBA-ja mbështet përpjekjet e Ukrainës për të marrë garanci sigurie.

“As presidenti i Ukrainës dhe as qeveria ukrainase nuk do të shqyrtojnë dhe nënshkruajnë marrëveshjen pa garanci sigurie për Ukrainën”, ka thënë Shmyhal.

Ndërkohë, sulmet ruse kanë vazhduar të mërkurën. Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe tetë të tjerë të lënduar si pasojë e në sulmi në qytetin lindor Kostyantynvika, ka bërë të ditur kreu i rajonit të Donetskut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit