Ushtria e Ukrainës pretendon se shkatërroi një sistem raketor anti-ajror rus me vlerë 10 milionë dollarë (7.9 milionë £)
Deklarata erdhi në Telegram, nga ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko. Ai tha se luftëtarët në një njësi dronesh të Gardës Kombëtare të Ukrainës kryen goditjen në sistemin rus BUK-M1.
“Pajisjet e armikut u shkatërruan plotësisht me një goditje precize”, tha ai, duke shtuar: “Kostoja e një kompleksi të tillë arrin në 10 milionë dollarë amerikanë… ne e bëjmë armikun më të dobët çdo ditë”.
Ministri nuk tha se kur ndodhi sulmi dhe nuk dha detaje të tjera shtesë.






