spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Ukraina godet rëndë Rusinë – vritet komandanti i marinsave elitë

Një tjetër oficer i lartë i ushtrisë ruse ka humbur jetën në luftën në Ukrainë. Bëhet fjalë për Kolonel Sergei Ilyin, komandant i Brigadës së 155-të të Gardës së Këmbësorisë Detare të Flotës së Paqësorit.

Lajmi është publikuar nga kanali i pavarur rus në Telegram, Astra, duke cituar një postim tashmë të fshirë të autoriteteve lokale në vendlindjen e kolonelit.

Sipas raportimeve të The Moscow Times, Ilyin ka ndërruar jetë gjatë asaj që autoritetet ruse e quajnë “operacioni special ushtarak” në Ukrainë. Në një foto nga funeralit, që është shpërndarë nga Astra, shihet data e lindjes dhe vdekjes e tij: 26 nëntor 1985 – 2 korrik 2025.

Kujtojmë se më 2 korrik, në një sulm raketor ukrainas në rajonin jugperëndimor të Kurskut, u raportua vrasja e 11 oficerëve të lartë rusë, përfshirë edhe Zëvendëskomandantin e Marinës Ruse, Mikhail Gudkov. Sipas dyshimeve, Kolonel Ilyin ishte në mesin e tyre.

Autoritetet ruse ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Ilyin, por heshtja e tyre dhe fshirja e postimeve lokale kanë ngritur dyshimet për vërtetësinë e lajmit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit