spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Ukraina godet në aeroportin rus: Dronët shkatërrojnë dy avionë SU-34

Forcat speciale ukrainase kanë realizuar një sulm të suksesshëm, duke shkatërruar dy bombardues rusë në një bazë ajrore thellë brenda territorit të Rusisë, njoftoi Agjencia e Inteligjencës së Ukrainës (SBU).

Në operacionin e kryer me dronë me rreze të gjatë veprimi, aeroporti Marinovka në rajonin e Volgogradit u sulmua dhe dy avionë të tipit SU-34 u dëmtuan.

Sulmet e natës shkaktuan një zjarr në objektin ku shërbehen dhe riparohen avionët, duke dëmtuar infrastrukturën me rëndësi kritike.

“Së bashku me vëllezërit tanë, ne vazhdojmë të punojmë për dobësimin e komponentit të aviacionit të ushtrisë ruse”, tha SBU.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase theksoi rëndësinë e sulmit, duke shtuar: “Su-34 rusë janë avionët kryesorë taktikalë për sulme me raketa dhe bomba në pozicionet dhe vendbanimet ukrainase. Ato klasifikohen si luftëtarë-bombardues në vijën e parë të Forcave Hapësinore Ruse dhe përdoren kryesisht për hedhjen e bombave të drejtuara, duke përfshirë ato me module rrëshqitëse dhe korrigjimi”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit