spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Ujësjellësi njofton se nga nesër shtrenjtohet uji e kanalizimi – nga 39 cent bëhet 53

Uji dhe shërbimi i kanalizimit në Kosovë do të shtrenjtohen nga 1 janari 2026. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga KRU “Mitrovica”, e cila ka njoftuar se Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka miratuar Urdhëresën Tarifore të Shërbimeve për vitin 2026.

Sipas vendimit, çmimi i ujit për metër kub rritet nga 39 cent në 53 cent, ndërsa tarifa për kanalizim shkon nga 10 cent në 13 cent për metër kub.

Nga KRU “Mitrovica” bëhet e ditur se tarifat e miratuara përfshijnë vetëm vlerën faturale, pa TVSH, dhe do të aplikohen gjatë gjithë vitit fiskal 2026, nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026.

“ARRU ka miratuar Urdhëresën Tarifore të Shërbimeve për KRU ‘Mitrovica’ Sh.A., për shërbimet e ujësjellësit dhe ujërave të ndotura”, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Qytetarët mund të gjejnë informata më të detajuara rreth tarifave të reja në faqen zyrtare të KRU “Mitrovica”.

Shtrenjtimi pritet të reflektohet drejtpërdrejt në faturat mujore të konsumatorëve, duke rritur koston e shërbimeve bazike të ujit dhe kanalizimit për familjet dhe bizneset në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit