sh-deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka reaguar ashpër pas marrëveshjes mes LDK-së dhe Vetëvendosjes për presidentin.
Përmes një postimi, Termkolli ka kritikuar udhëheqjen aktuale të LDK-së, duke e akuzuar për, siç shprehet ajo, “poshtërim” të partisë dhe të Kosovës në emër të interesave shtetërore dhe personale.
“Veç sorosianët në krye të LDK- s e poshtërojnë aq shumë LDK- n, në emër të interesave të shtetit e për interesa puro personale!
Nuk ka pasë një poshtërim e shkatërrim më të madh të LDK- s dhe të Kosovës sa në këto pesë- gjashtë vite!
Të gërrditshëm!”, shkruan Tërmkolli.








