Sot, në sheshin “Skënderbeu”, mbi 130 mijë njerëz kanë kërkuar drejtësi për çlirimtarët që po gjykohen në Hagë.
Të njëjtën, e ka kërkuar edhe bashkëshortja e djalit të Ibrahim Rugovës, Blerta Rugova e cila e ka publikuar një video të Ibrahim Rugovës teksa fliste për UÇK-në.
“Nuk ishte organizatë terroriste, ishin njerëz që kanë reaguar kundër dhunës dhe represionit shumëvjeçar që është bërë në Kosovë. Pra, qëllimi i tyre ishte që të arrihet liria, të mbrohen njerëzit”, thoshte Rugova teksa përballej me Millosheviqin në Hagë.










