UÇK-ja me mbështetje edhe në Shqipëri: Protestohet më 17 tetor në Tiranë

Më 17 tetor në Tiranë do të mbahet një protestë paqësore në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në një konferencë për media të mbajtur në kryeqytetin shqiptar.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se kjo protestë vjen pas dy të tjerave – njërës në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë.

“Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike: Bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi Gucati.

Protesta do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit