U rrahën mes vete e sulmuan edhe policët, arrestohen dy vëllezër

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë janë arrestuar dy persona, vëllezër mes vete, pasi që të njëjtit fillimisht kanë sulmuar njëri tjetrin, e më pas edhe zyrtarët policorë.


Në raport shtohet edhe se, edhe policët edhe të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe se këta të fundit, janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar (vëllezër), pasi të njëjtit janë hasur duke e sulmuar-grushtuar njëri-tjetrin. Të dyshuarit, në vendin e ngjarjes nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar e goditur fizikisht edhe zyrtarët policorë. Tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarët policorë dhe të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit të cilët ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet intervistimi i tyre pas këndelljes së tyre. Rasti duke u hetuar’’, thuhet në raport.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit