Ardiana Rama ka reaguar së fundmi pas lajmeve të publikuara në disa portale se kinse u arrestua, të cilat ajo i ka cilësuar si të pavërteta dhe tendencioze.
Përmes një reagimi ajo ka mohuar kategorikisht përfshirjen në çështjen e përfolur, duke theksuar se është ende në fazë rikuperimi shëndetësore dhe nuk është në gjendje të merret me situata të tilla.
“Ky lajm, ashtu si shumë fjalë të tjera që kanë qarkulluar, kanë një qëllim të vetëm: prishjen e imazhit tim!”, shprehet Ardiana Rama.
Ajo gjithashtu ka theksuar se për të ruajtur privatësinë e personave të përmendur nuk do të japë më shumë detaje, por i siguron të gjithë se situata nuk qëndron siç është prezantuar në media.
Në fund të reagimit të saj, Ardiana Rama i fton mediat që të fokusohen në lajme më pozitive: “Kam edhe lajme të bukura, mund të shkruani për gjëra më të bukura! Dëgjoni pak përreth…” – përfundon ajo me një mesazh të qartë për të gjithë.
Postimi i plotë:
LAJMI NE PORTALE nuk eshte aspak i vertet. JU LUTEM shume! Nuk jam as ne gjendje te beje dicka te tille, te gjithe e keni ditur si kam qene semure , ende jam ne faze rekuperimi. Ky lajm si dhe shume fjale te tjera , kan nje qellim te vetem prishjen e imazhit time!
Tani , për te ruajtur privatesi e personave te permendur nuk mund te ju flase, nuk kam të drejt.Por dua te ju siguroj qe ka NDODHUR NJË KEQKUPTIM , dhe se nuk kam përse as të bëjë një gjë të tillë,ça më duhet mua të kërcenoi atë, as të më interesoj ,pastaj qe nuk jam as natyre se mund të kërcenoi. Kuptoni. Dhe kam jeten time, jam e lumtur në jeten time.
P.S
Qenkeni nxituar pak me këtë lajm.. kam dhe lajm të bukura, mund të shkruani për gjëra më të bukura! Ndegjoni pak përrreth.. ![]()








