spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

U raportua për një aksident në Serbi, reagon “Zhitia Tours”

Pas raportimeve në disa media serbe për një aksident të rëndë me autobus nga Kosova në afërsi të Krushevcit, kompania kosovare “Zhitia Tours” ka reaguar duke hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të ekzagjeruara.

Në një prononcim përfaqësues të kësaj kompanie kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjë pasagjer në autobus dhe se bëhet fjalë vetëm për një gërvishtje të vogël mes dy automjeteve.

“Ka ndodhur një aksident i lehtë, mini-aksident, thjesht një gërvishtje. Dëmet materiale janë minimale, rreth 100 euro. Nuk ka të lënduar, nuk ka pasagjerë – ishim vetëm dy shoferë në autobus”, ka thënë përfaqësuesi i “Zhitia Tours”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çeli, në afërsi të Krushevcit në Serbi, dhe nuk përbën asnjë rrezik apo pasoja për qytetarët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit