Dy incidente në dy ditë. Pas incidentit në Olbia të shtunën në mbrëmje, një person tjetër vdiq në Xhenova të dielën pasdite pasi u godit me elektroshok nga karabinierët.
Bëhet fjalë për 47-vjeçarin shqiptar Elton Bani. Sekuenca dhe afërsia e dy incidenteve kanë shkaktuar shumë polemika. Partitë e krahut të majtë kanë kritikuar përdorimin e pajisjes nga oficerët e policisë.
Elton Bani i cili ishte punëtor ndërtimi vdiq pasi u qëllua tre herë me elektroshok nga oficerët që mbërritën në shtëpinë e tij në Sant’Olcese, një qytet në periferi të Gjenovës. Plumbi i parë e gërvishti, i dyta e goditi dhe i treti e rrëzoi përtokë.
Dy oficerët që përdorën armën janë nën hetim. Elton Bani, një punëtor ndërtimi shqiptar, ishte i njohur për forcat e rendit. Ai ishte dënuar më herët me një muaj burg, pas akuzave për falsifikim.
Pasditen e 17 gushtit, ai filloi të hidhte objekte përpara shtëpisë së tij. Disa fqinjë telefonuan 112. Oficerët e Croce d’Oro (Kryqi i Artë) u përpoqën ta qetësonin 41-vjeçarin, por nuk ia dolën. Bani filloi të hidhte karrige dhe objekte në hollin e hyrjes së ndërtesës, pastaj u kthye jashtë dhe hipi në makinën e tij.
Ky është rasti i dytë në dy ditë, pas incidentit në Olbia. Gianpaolo Demartis, 57 vjeç, me origjinë nga Bultei (Sassari), vdiq gjithashtu pasi u godit me elektroshok në Olbia. Ai bërtiste, kërcënonte kalimtarët dhe madje hynte në kopshtet e disa fqinjëve. Kur mbërriti patrulla, disa dhjetëra njerëz ishin në rrugë.
Si ndodhi ngjarja?
Një patrullë me 4 oficerë policie shkoi në vendngjarje. Ata përpiqen ta nxjerrin Elton Banin nga makina për ta identifikuar. Ai pranon të shkojë të marrë dokumentet në banesë dhe më pas sulmon karabinierët. Ata arrijnë ta prangosin, por Elton Bani refuzon të qetësohet dhe vazhdon të godasë oficerët e policisë. Një nga karabinierët përpiqet ta nënshtrojë me një armë elektrike, ndërsa u qëllua tre herë.
Bani bie në tokë, fillimisht duke u dridhur, pastaj duke humbur ndjenjat. Karabinierët thirrën shërbime mjekësore emergjente, por përpjekjet për ta ringjallur ishin të pasuksesshme: Ai kishte ndërruar jetë në vendngjarje.
Patologia mjeko-ligjore Isabella Caristo kreu një ekzaminim fillestar, duke vërejtur shenja të goditjeve të shumta në trup. Megjithatë, shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet përmes një autopsie. Testet do të sqarojnë nëse Bani ishte nën ndikimin e drogës apo alkoolit, siç spekuluan oficerët e policisë, apo 47-vjeçari vuante nga ndonjë sëmundje./ Corriere Della Sera









