spot_img
Monday, November 17, 2025
spot_img

U prezantua si “rrëmbim” i aktivistit nga ana e LVV’së, reagon forumi rinor i LDK’së në Mitrovicë: Nga 2023-a s’ka asnjë funksion në parti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, menjëherë pas balotazhit në mes të PDK-së dhe LDK-së në Mitrovicë, ka prezantuar një kuadro të re kinse të marrë nga LDK’ja.

“Arbnori është i lindur dhe i rritur në Mitrovicë, jurist i diplomuar dhe afarist i suksesshëm. Për dhjetë vite ai është angazhuar në LDK, duke mbajtur disa funksione, por, ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes për ta vazhduar angazhimin e tij politik në interes të vendit tonë”, ka shkruar Fejza në ‘Facebook’.

Lidhur me këtë shkrim ka reaguar kryetari i Forumit Rinor të LDK-së në Mitrovicë, Shpat Neziri, duke thënë se Arbnor Hamiti nuk ka qenë pjesë e strukturave të partisë që nga 2023-a.

“Deputete Fejza, promovimin që po i bëni Arbnor Hamitit, duke pretenduar se e keni marrë nga LDK-ja, duhet ta dini se ata që nga viti 2023 nuk kanë qenë në asnjë funksion të LDK-së, dhe edhe më herët ju kanë shërbyer në mënyrë tinëzare, ndërsa sot po shpërfaqen”, ka thënë ndër të tjera ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit