Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë.
Mësohet se personi i plagosur brenda një berberhane në zonën e njohur si Kthesa e Rrilës, është i riu Sokol Daci. I plagosuri, rreth 30 vjeç është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se është qëlluar disa herë me armë drejt berberhanës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se Sokol Daci ishte pronari i biznesit, berberhane.
Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e autorit/ve.








