spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

U pezullua për shkak të dyshimeve për gjininë, reagon volejbollistja Ferreira: Do të pendohen

Ditët e fundit në median sportive në vend u fol shumë për volejbollisten e Dinamos, Nayada Ferreira ndaj së cilës janë ngritur dyshime për gjininë dhe si pasojë ajo është pezulluar nga aktivitetet, ndërkohë që i është kërkuar edhe kryerja e testit të gjinisë.

Vetë sportistja braziliane ka reaguar dhe ka dërguar një mesazh duke shprehur se i është bërë një padrejtësi.

“Ka qenë e tmerrshme dhe e vështirë, por njerëzit do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi, sepse unë jam thjesht një vajzë që është e lirë dhe që ka të drejtën të ekzistojë, për t’u veshur dhe për të vepruar ashtu si ndjehem mirë dhe e vërtetë.

Unë nuk jam një grua e rreme; jam një grua e fortë, me shumë luftë pas vetes. Gjithmonë kam luftuar për të arritur qëllimet e mia dhe nuk do ta pranoj që këta njerëz të më rrëzojnë dhe të më përbaltin pa asnjë arsye. Unë jam unë, Nayara, dhe jam e lirë të jem ajo që dua të jem, ashtu si të gjitha gratë në këtë botë.-ishte reagimi i volejbollistes së Dinamos”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit