spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

U përmend si emër për kryetar të PDK’së, reagon Bedri Hamza

Bedri Hamza, emri i cili po përmendet për kryetar, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga funksioni i të parit të PDK’së.


Hamza me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka vlerësuar udhëheqjen e Krasniqit. Ndër të tjera, ai ka thënë se PDK ka nevojë të qëndrojnë të bashkuar, por pa dhënë detaje nëse do të kandidojë për të parin e partisë.

Postimi i plotë:


Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira.

Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!

Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit