Visar Korenica, kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka reaguar pas shpërfaqjes së manipulimeve me vota brenda partiake.
Korenica ka treguar se është ngritur tri vende më lartë pas rinumërimit.
Tutje, Korenica ka theksuar se duhet rinumërim të plotë.
Postimi i plotë:
Nga rinumrimi i votave deri tash, jam ringritë tri pozita ma naltë, çka e dëshmon qartë se votat m’janë vjedhë, jo veç mu, por edhe kolegëve të mi.
Kjo hajni e qëllimshme brenda subjektit ka fillu me u normalizu në çdo palë zgjedhje, tue e vra dhe tue e shkërmoqë atë pak demokraci që e kemi ndërtu me shumë mund e sakrificë.
Vrasësi numër 1 i nëpërkëmbjes dhe shkeljes së dinjitetit të votës asht KQZ-ja.
Dhe s’osht hera e parë.
Me taksa t’qytetarëve paguhet për me e mbrojt votën, jo për me e leju vjedhjen e saj.
Vrasësi numër 2 janë të gjitha qeveritë, pa përjashtim, përfshi edhe këtë t’fundit. Dhe kjo sepse nuk kanë ndërtu sistem të mbrojtjes së votës.
Vrasësi numër 3 janë disa kandidatë për deputet, që përmes hajnisë e manipulimit, për ni grusht votash, dojnë me i përfaqësu qytetarët e ndershëm t’këtij vendi.
RINUMRIM I PLOTË ASHT I PADISKUTUESHËM!
MARRE!
HAJNAT N’BURG!
Jo veç komisionerët, por edhe kandidatët për deputet dhe ata që pritet me u ba deputet, e që e kanë leju, mbulu e justifiku këtë hajni.








