Intervista që Shqipe Hysenaj dha për ‘Live from Tirana’ u karakterizua nga një deklaratë e fortë në lidhje me këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku. Sipas thashethemeve që kishte dëgjuar nga emigrantët shqiptarë në Amerikë, ish-konkurentja e ‘Përputhen’ tha se ‘Parashqevia përfundoi në rrugë, sepse u merrte burrat të tjerave’.
Shokon Shqipe Hysenaj: Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, e dinë të gjithë emigrantët e vjetër të Amerikës
29 Shtator, 14:17
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Elton Ilirjanit, i cili strehoi dhe i dha ndihmë Parashqevi Simakut pasi ajo u gjet në një stacion treni në Neë York dhjetorin e kaluar, ka dalë në mbrojtje të ikonës shqiptare.
Fillimisht, Eltoni shpërndau deklaratën e Shqipes në InstaStory dhe shkroi ashpër: “Shqipëria aty ky dashuria dhe komplimenti ka vdekur”. Ai shtoi se ky është një “kryqëzim për të gjithë shpifësit/thashethemexhinjtë e lagjes dhe të kafeneve”.
Në vijim, Elton Ilirjani publikoi një seri videosh ku mohoi kategorikisht çdo akuzë të ngritur nga Shqipe Hysenaj.
Më tej, ai njoftoi se kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq dhe se do të ndiqet në rrugë ligjore.
Ky reagim tregon se biznesmeni është i vendosur të mbrojë emrin dhe dinjitetin e Parashqevi Simakut, duke e çuar çështjen e thashethemeve në Gjykatë.











