U la jashtë listës së kryesisë së LDK’së, reagon Driton Selmanaj

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka bërë një reagim pasi që u la jashtë listës së kryesisë së re të këtij subjekti politik.


Selmanaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka qenë i shkurtër në reagim.

“LDK”, ka shkruar ai, duke vendosur dy gishtërinjtë lart, si simbolikë e LDK’së.

Jashtë strukturës udhëheqëse kanë mbetur disa nga figurat më të zëshme dhe me ndikim në LDK.

Nga lista e Kryesisë së re vërehet mungesa e emrave që për vite me radhë kanë qenë pjesë e saj. Ndër emrat që nuk do të jenë pjesë e kësaj përbërjeje janë: Arben Gashi, Driton Selmanaj, Imri Ahmeti, Vlora Dumoshi, Rrezarta Krasniqi dhe Xhafer Tahiri.

Në anën tjetër, Abdixhiku ka vendosur të afrojë figura të reja, Kryesisë i janë shtuar: Ukë Rugova (Djali i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova), Sokol Havolli, Ermal Sadiku, Arbër Ismajli, Arjeta Salihu Abazi dhe Shefqet Shehu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit