spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

U kritikua për cigaren, Dukagjin Lipa: Dua nuk pi as alkool as duhan para koncertit (Video)

Babai i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, Dukagjin Lipa – i njohur gjithashtu si lider i grupit legjendar “ODA”, ka komentuar për herë të parë mbi fotografinë e shumëpërfolur të vajzës së tij, ku ajo shihet duke tymosur duhan.

Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, Dugi u pyet nëse konsumimi i cigareve nga Dua është diçka që e shqetëson apo e sheh si pjesë të jetës së saj artistike.

“Dua nuk e pi cigaren para koncertit. As alkool nuk pi, as cigare nuk pi. Kur jemi në turne nuk pi. Kur është në pushim, pi”, u shpreh ai.

Dukagjini shtoi më tej se është e padrejtë të paragjykohet një artiste për zgjedhje të tilla personale, sidomos kur ajo është e rritur dhe e pavarur.

“Nuk e besoj që në shekullin 21-të ka rëndësi nëse je shqiptar apo amerikan. Nëse vajza jote i ka 29-30 vjet, çfarë të drejte ke t’i thuash ‘pi’ ose ‘mos pi’”, tha ai.

Reagimi i tij erdhi pas disa komenteve në rrjete sociale, ku fansa të ndryshëm shprehën habinë ose zhgënjimin për shkak të fotografive të Duas ku shihet me cigare, veçanërisht gjatë pushimeve në mes të një turneu të ngjeshur botëror.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit