Autoritetet amerikane kanë arrestuar një shtetas shqiptar në New York. Xhevahir Kalaja u prangos pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur vazhdimisht mbeturina të biznesit të tij në natyrë.
Sipas raportimeve, ai është kapur mbi 10 herë nga kamerat duke hedhur goma automjetesh dhe mbeturina të tjera në pyllin e Parkut Scotti.
Kalaja u arrestua më 10 shtator për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers.
Autoritetet sekuestruan automjetin e tij, i cili përdorej për transportimin e mbeturinave. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur shqiptari hedh mbeturinat në natyrë.
Po ashtu, një person tjetër është arrestuar më 5 tetor 2025, pasi u kap duke hedhur mbeturina në Cumberland Drive dhe në zonën e 1157 Central Park Avenue, gjithashtu për shkelje të rregullave të mbrojtjes së mjedisit.









