spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

U gjet e vdekur nën dyshekun e një kasolleje, ish i dashuri i 14-vjeçares në Itali rrëfen krimin: E godita me gurë në kokë sepse më la! 

Martina Carbonaro, një 14-vjeçare italiane e zhdukur dy ditë më parë në Afragola, në zonën e Napolit, është gjetur e vdekur.

Trupi i adoleshentes u gjet nga karabinierët pak larg shtëpisë së vajzës, në një ndërtesë të rrënuar pranë ish-stadiumit “Moccia”. Sipas mediave italiane, viktima ishte fshehur nga vrasësi nën një dyshek.

Si autor i krimit u arrestua ish-i dashuri 18-vjeçar, Alessio Tucci, i akuzuar për vrasje të rëndë dhe fshehje të një kufome.

Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu se kishte vrarë Martinën dhe më pas kishte fshehur trupin e saj.

Raportohet se 18-vjeçari i ka shkaktuar vdekjen duke e goditur në kokë disa herë me një gur. Motivi i krimit dyshohet se ishte ndarja e tyre. 14-vjeçarja e kishte dhënë fund marrëdhënies disa ditë para vrasjes dhe ai nuk mund ta pranonte ndarjen.

Ishin pamjet filmike në kamerat e zonës që çuan në zbardhjen e ngjarjes, ku u rindërtuan lëvizjet e fundit të viktimës dhe u identifikua autori.

Krimi besohet se ka ndodhur në afërsi ose brenda ndërtesës ku u gjet trupi. Martina raportohet se nuk donte të rikthehej me ish të dashurin, por do të kishte pranuar të takohej me ish-të dashurin e saj në të njëjtin vend ku takoheshin zakonisht kur ishin bashkë.

Në kulmin e një debati, ai dyshohet se e goditi vajzën me gur dhe e vrau. Pas lajmit për vdekjen e vajzës së saj, nëna e 14-vjeçares shkroi në rrjetet sociale: “Kushdo që të ka lënduar do të paguajë”

Ajo kishte raportuar zhdukjen e vajzës së saj mbërmjen midis 27 dhe 27 majit, duke i shpjeguar policisë se Martina i kishte shkruar se po dilte nga shtëpia për t’u takuar me një shoqe për akullore.

Më vonë, megjithatë, kur ajo u përpoq ta telefononte, lidhja u ndërpre. Nëna më vonë raportoi se Martina ishte takuar me ish-të dashurin e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit