U ekzekutua në Suedi, kush është 21-vjeçari shqiptar; trupi i pajetë mbërrin në Fier

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili u vra më 14 prill në qytetin Helsingborg të Suedisë, ka mbërritur në Shqipëri. I riu, me origjinë nga Fieri dhe banues prej vitesh në Suedi, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e premte, ndërsa familja ka hapur dyert e mortit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës, kur i riu u qëllua me armë zjarri në një parking pranë një ndërtese. Gjatë sulmit mbeti e plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe, e cila ndodhej me të. Ajo është operuar dhe ndodhet në gjendje serioze, por të qëndrueshme, nën mbrojtje policore.

Policia suedeze ka arrestuar një person në lidhje me ngjarjen, por autoritetet kanë bërë të ditur se ai nuk dyshohet të jetë autori i drejtpërdrejtë i vrasjes. “Ne nuk dyshojmë se ai është autori i vrasjes”, deklaroi prokurori Anders Svensson, duke shtuar se hetimet janë ende në zhvillim dhe në një fazë intensive.

Sipas mediave suedeze, në vendngjarje janë gjetur prova që lidhen me një automjet, ndërsa dëshmitarë kanë raportuar se një furgon gri është larguar menjëherë pas të shtënave, çka ngre dyshime për përfshirjen e disa personave.

Burime mediatike raportojnë se viktima ka qenë i njohur për policinë dhe dyshohet për lidhje me rrjete kriminale në zonën e Helsingborgut. Hetimet po përqendrohen edhe në pistën e përplasjeve mes grupeve të drogës.

Ndërkohë, autoritetet suedeze vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.

U ekzekutua në Suedi, kush është 21-vjeçari shqiptar;

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit