Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Viktima, i dientifikuar tashmë si Mondi Mëhallaj, 43-vjeç rezulton të jetë biznesmen i njohur në Elbasan.
Deri më tani mësohet se 43-vjeçari ishte pronar i një pike karburanti në Unazën jugore të Elbasanit. Gjithashtu ai zotëronte dhe një kompani shërbimi taksi po në qytetin e Elbasanit. Mëhallaj zotëronte edhe një kompani makinash me qira.
Viktima rezulton të jetë me të shkuar kriminale, pasi mësohet se Mëhalla ka qenë i proceduar penalisht për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mahalla.
Sa i takon atentatit sonte, Mëhalla bëhet me dije se sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, është qëlluar me tre plumba, dy prej tyre në kokë.






