U dashurua me të dënuarin me vdekje/ Flet për herë të parë Tiana Krasniqi: Nisi për temë diplome, takimi në burg nuk ishte i lehtë

Një histori e pazakontë dashurie ka dalë në dritë nga shqiptarja Tiana Krasniqi, ka rrëfyer se si u dashurua dhe u martua me James Broadnax, një të dënuar me vdekje në Teksas, i cili u ekzekutua pak pasi u martua me Tianën.

Tiana rrëfen se historia e tyre filloi në vitin 2024, kur ajo po përgatitej për provimin e fundit të masterit në drejtat e njeriut.

Për temën e diplomës së saj, ajo zgjodhi të shkruante mbi sistemin e dënimit me vdekje në Teksas. Për të mbledhur informacion, ajo filloi një korrespondencë me email me James Broadnax, i cili ndodhej në radhën e të dënuarve me vdekje.

“Fillimisht ishte komunikim profesional. Pastaj kaloi në telefonata të përditshme. Pas tre muajsh kuptuam se midis nesh kishte diçka më shumë se thjesht një temë diplome”, tha Tiana.

Ajo u tërhoq veçanërisht nga interesimi i sinqertë i Brodnx-it për jetën e saj, për kulturën shqiptare, shkollimin dhe respektin e vazhdueshëm që ai tregonte ndaj saj.

Pas dy vjet e gjashtë muaj komunikim intensiv, takimi i parë fizik e konfirmoi lidhjen e tyre.

Pjesë nga intervista:

Si je njohur ti me bashkëshortin tënd të ndjerë James Brodnx?

Tiana Krasniqi: Unë në 2024 e kam kryer shkollën e juridikut dhe ja fillova masterin për drejtat e njeriut. Kur erdhi koha për të shkruar provimin e fundit të vitit, unë e zgjodha të shkruaj për dënimin me vdekje në Teksas. Për ta bërë provimin më interesant, desha të shkruaj diçka që lidhet drejtpërdrejt me Teksasin dhe dënimin me vdekje. Kështu, e fillova komunikimin me Jamesin fillimisht me email, sepse atje në Teksas kanë mundësinë të shkruash email-e. Pastaj vazhduam me telefonata pothuajse çdo ditë.

Sa kohë ka zgjatur komunikimi juaj deri në momentin që ti e ke kuptuar që ky nuk ishte thjesht një komunikim për diplomën tënde, por kishte kaluar në një fazë tjetër, romantike? Kishte diçka mes jush?

Tiana Krasniqi: Pas tre muajsh filluam të kuptojmë që ka diçka më shumë sesa thjesht për provimin e diplomës. Filloi të bëhej më vështirë të mos i pranonim ndjenjat që kishim për njëri-tjetrin.

Po cila ka qenë ajo gjë që të ka tërhequr ty më shumë?

Tiana Krasniqi: Interesimi i tij për jetën time, për shkollën, për kulturën shqiptare, për shumë gjëra. Kisha mundësinë të flisja me të lirshëm. Kurrë pa asnjë gjykim, kurrë pa mosrespekt. Kishte gjithmonë respekt për mua, gjithmonë buzëqeshje. E kalonim shumë mirë gjithë kohën.

E mban mend se si ta ka shprehur në fillim James dashurinë? Hera e parë që të ka thënë “të dua” ose të ka treguar për ndjenjat e tij?

Tiana Krasniqi: Po, ai i pari e ka shprehur ndjenjat ndaj meje. Një ditë më ka shkruar që ndjenjat e tij janë më shumë se shoqërore dhe që është dashuruar me mua. Thjesht kështu.

A kishe ndoshta ndonjë stepje ose paragjykim kur ke nisur për herë të parë komunikimin me James?

Tiana Krasniqi: E dija situatën për çfarë ishte aty. Por e dija edhe që kjo situatë nuk është aq e thjeshtë saç e paraqesin mediat në televizor apo në internet.

Cili ka qenë momenti që ti u zhvendose në SHBA dhe ke patur takimin e parë me të?

Tiana Krasniqi: Pas dy vjet e gjashtë muaj komunikim, unë shkova atje dhe qëndrova tre muaj. Prej atij takimi e kuptuam që kjo lidhje është shumë më e vërtetë se sa telefonatat apo mesazhet. Takimi nuk ishte i lehtë, kishte shumë emocione. Nuk ishte vetëm i gëzueshëm, por edhe pak i rëndë.

Ti e dije që ishe e dashuruar me një person që ishte i dënuar me vdekje. E ke menduar ndonjëherë se si do t’ia dilje kësaj marrëdhënieje?

Tiana Krasniqi: Ne e kemi biseduar shumë se çfarë mund të ndodhë dhe çfarë s’mund të ndodhë. Aty ishte lufta ligjore e madhe dhe e kemi ditur prej fillimit që ka shanse që ai të mos jetojë, sepse dënimi me vdekje vazhdonte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit