Rreperi Rigles Rjaku, i njohur ndryshe si “Noizy” është liruar nga burgu pas arrestimit të tij pak ditë më parë në Zvicër. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Noizy me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ku u ka kërkuar falje fansave për anulimin e koncertit.
Ai më tej sqaroi se ndalimi i tij ishte gabim i ardhur si pasojë e një shpifje të një personi me të cilin tanimë do të merren autoritete.
“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje.
Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve”, shkruan ai.






