Ka disa ditë që në rrjetet sociale është përfolur për një ndarje mes Robert Berishës dhe modeles Ana Skrel.
Mësohet se mes çiftit ka një krizë, pasi herë ndiqen në rrjete sociale e herë jo. Megjithatë, s’ka vonuar një përgjigje nga ana e tyre.
E gjithë kjo mbetet në pjesën e thashethemeve, pasi çifti shfaqen duke shijuar momente të bukura bashkë. Robereti ka ndarë një video ku ata janë në plazh duke shijuar njëri-tjetrin. Ana e ka ripostuar videon ku shfaqet duke e puthur.
Mesa duket, qenkan shumë të lumtur dhe aspak të ndarë!








