spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

U akuzua se nuk reagoi, mjekja shihet në autoambulancë duke i dhënë ndihmë 27-vjeçarit

Pas akuzave publike se nuk kishte ofruar ndihmë për 27-vjeçarin Agon Zejnullahu, i cili vdiq pas ndërhyrjes së policisë në Lipjan, një video e re ka dalë në pah.

Në pamjet, mjekja shihet brenda autoambulancës duke tentuar t’i japë ndihmën e parë të riut dhe ta rikthejë në jetë.

Ndërkohë, Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, i cili vdiq gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës në Lipjan.

Oda e Mjekëve të Kosovës përmes organeve të saj ndjekëse, ka nisur hetimet për dyshimet për mos dhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipes së Urgjencës së komunës së Lipjanit në rastin e Agon Zejnullahut.

Insajderi ka mësuar se tashmë është dhënë autorizimi për Prokurorin e OMK-së që të fillojë hetimet. Hetimet do të zhvillohen për dy dyshime, për mos dhënie të ndihmës së parë si dhe për deklarime të paautorizuara.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu. Ai ka thënë se rasti është analizuar sot nga organet e Odës dhe është vendosur që të iniciohen të gjitha masat sipas Ligjit dhe kompetencave që i ka kjo organizatë.

Agon Zejnullahut vdiq në orët e para të datës 7 korrik. Ai ndërroi jetë gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës.

Ndaj pesë policëve të dyshuar, gjatë të mërkurës iu është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit